Interesante

Flokët më të gjata se trupi (Foto)

Kinezja Cen Yingyuan nuk i ka shkurtuar flokët e saj në 11 vitet e fundit dhe ato tash arrijnë gjatësi prej rreth dy metrash.

flok

44-vjeçarja është vetëm 1.53 metra e gjatë, prandaj nëse nuk i mban flokët e lidhura, ato i shkojnë për toke.

“I kam ruajtur flokët për 11 vite dhe jam bërë e varur nga to”, ka thënë Cen, e cila jeton në provincën Guangxi.

flok2

Kur del në rrugë ajo tërheq vëmendjen e njerëzve, ndërsa ka thënë se u kushton shumë kujdes flokëve të saj dhe madje i mbledh ato që i bien.

flok3

Cen ka treguar se shumëkush i ka ofruar para për të blerë flokët e saj, ndërsa oferta më e lartë që i është bërë ka qenë rreth 2.300 euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button