FutbollSportVIDEO

Goli me i mire ne histori te futbollit – Roberto Carlos (Video)

Është mëkat nëse nuk e shikoni këtë gol. Ky është goli, padyshim më i miri i të gjitha kohërave. KnaQu.Org ju prezanton njërin prej golave më sensacional, të të gjitha kohërave në futboll.

Rastësisht, duke shikuar disa prej golave më të mirë, hasa në njërin prej më të pazakontë.

Më 21 Shkurt të vitit 1998 Real Madridi do të duhej takohej me Tenerifen.

Roberto Carlos në një aksion të zakonshëm vrapon dhe topin ja pason Mijatovicit. Ky i fundit e rikthen pasimin tek Robero Carlos, pasim që është dukur si shumë i gjatë por Carlos e arriti, por jo vetëm këtë.

Carlos me një vollej të klasit botëror që kurrë nuk është parë, dhe me një efej të jashtëzakonshëm shënoi në portën e Tenerifes. Gol vërtetë fantastik, i papërshkrueshëm.

Por, shtrohet pyetja, cilat ishin gjasat matematikore që Roberto Carlos të shënoj?

Gjeta kohë që të bëj disa kalkulime të thjeshta. Këndi ballor i Roberto Carlosit me portën ishte 178.7066524 shkallë. Në atë kënd të shtrirë të paramenduar, sipas ligjeve matematikore një kënd i shtrirë është 180 shkallë.

Sipas gjithë kësaj më lartë, Roberto Carlos kishte një kënd prej 0.82038949 shkallë për të shënuar në portën e Tenerifes. Ky jo që ishte një kënd i vdekur, por ishte dhe këndi më i pamenduar dhe i pamundur për të shënuar.

Sidoqoftë, të gjitha faktet, dhe probabilitetin matematikor e hedh poshtë goli i shënuar nga vetë Roberto Carlos, që është padyshim, njëri prej golave më të rallë, njëri prej golave që kurrë nuk do të mund të përsëritet në histori të futbollit.

Çfarë mendoni për këtë gol ?

[wp-like-locker][/wp-like-locker]
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button