Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Gostivar, një i vdekur dhe 3 të lënduar

Aksident i rëndë automobilistik në Gostivar. Përplasja e një makine me pikën pagesore në autostradën Tetovë Gostivar ka rezultuar fatale për një nga pasagjerët në makinë, ai që ishte në sediljen e përparme.

Viktima njoftohet të jetë i moshuar, 71 vjeçar, me emrin Hasan S. Në aksident, kanë mbetur të plagosur tre personat e tjerë në makinë, drejtuesi 35 vjeçar me inicialet F.S, nëna e tij F.S. 60 vjeçare, si dhe dy personat e tjerë, E.S. 37 vjeç dhe M.S. 31 vjeç. Automjeti ‘Ford’ me targa të Gostivarit, sipas të dhënave të policisë, është goditur me murin e betonit të stacionit të taksës rrugore të Gostivarit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, pjesët e motorit kanë fluturuar m,bi 30 metra nga vendi i përplasjes. Ekspertiza e gjykatësit hetues, prokurorit publik dhe krim-teknikës bëri identifikimin e të përfshirëve në aksident, dhe njoftohet se të gjithë janë nga fshati Kalishte e Gostivarit. Aksidenti ndodhi në orën 16:15 minuta, kur automjeti në të cilin gjendeshin pesë personat, lëvizte në autostradën drejt Gostivarit dhe për arsye ende të panjohura, është përplasur me një nga muret e betonit për orientim. Nga përplasja, automjeti është dëmtuar i gjithi ndërsa është dëmtuar edhe një nga kabinat e pikës së taksës rrugore.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close