Lajme

Kryepolici i Serbisë ka takuar fshehtas “kreun e mafies shqiptare”

kurirSipas të përditshmes së Beogradit “Kurir”, drejtori i Policisë së Serbisë, Millorad Veloviq, dhe shefi i klanit mafioz shqiptar, Qazim Feliks Osmani, i cilësuar si narko-bos i Ballkanit, janë takuar fshehta,s në tualetin e hotelit “Zira” në Beograd, të dielën, më 15 shtator.

Sipas kësaj gazete ata kanë biseduar aty 13 minuta.

“Kurir” shkruan se kryepolici i Serbisë Veloviq ndodhej në hotelin “Zira” në një dasmë, kurse Osmani kishte marrë me qira një dhomë të hotelit. Ata kishin shkëmbyer shikime tri here, në tarracën e hotelit, e pastaj ishin parë duke hyrë në një tualet njëri pas tjetrit.

“Mendova mos është kamera e fshehtë. Meqë çdo gjë dukej e pabesueshme, qëndrova para tualetit dhe prita kur do të dilnin. Ata ishin Brenda, plot 13 minuta! I pari doli Veloviqi, e pas një minute edhe Osmani”, citon “Kurir” dëshmitarin e ngjarjes, sipas të cilit vetëm ËC-ja nuk është e vëzhguar nga kamerat.

Sipas kësaj gazete, Osmani ishte identifikuar si mysafir në hotel me emër të rremë – Millosh Petroviq.

Sipas medieve kroate dhe gjermane, Qazim Felix Osmani, me orgjinë nga Gjakova, tash e disa vite jeton me vëllezër në Hamburg. Ata atje kanë një firmë e cila thuhet t’u ketë sjellë mjaft fitime. Në vitet e fundit mediet gjermane Qazimin e kanë cilësuar si udhëheqës të mafisë shqiptare që vepron në Gjermani dhe që e kontrollon tregun e drogës edhe në Ballkan.

Medie serbe, por edhe shqiptare, më parë kanë shkruar për lidhjet dashurore të Qazimit me disa yje të estradës së Serbisë, ndër të tjera edhe me Cecën e Arkanit.

Sipas revistës Tabloid (e cila veten e cilëson gazetë kudër mafisë – varianti në internet) mafia shqiptare me kohë u zhvillua në tri qendra të forcës e të vendosjes, të cilat i ka koordinuar shërbimi sekret sirian:
• “Qendra zvicerane” rreth Bexhet Pacollit;
• “Qendra e Hamburgut” rreth Qazim Osmait dhe vëllezërve të tij; dhe
• “Qendra e Prishtinës”, udhëheqës i të cilës përmendet Florim Maloku, i cili tash gjendet në vuajtje të dënimit me burg, në Maqedoni.
Autori i këtij shkrimi, Doamgoj Margetiq, shton se Bexhet Pacolli është tërhequr ndërkohë nga “kjo pozitë”. (r.m.)

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close