MMASport

GSP ikona e UFC: Rikthehem në kafaz për Khabib nëse edhe ai e bën këtë gjë

Georges St-Pierre, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, një ikonë e këtij sporti, ka deklaruar sot se është gati të rikthehet në kafaz në rast se një gjë të tillë bën edhe Khabib Nurmagomedov. Kanadezi ka thënë se është gati të rikthehet për një duel të madh ndaj rusit, për të përcaktuar më të madhin e këtij sporti.

Nuk dua t’i mbyll derën mundësisë për t’u rikthyer në sport. Unë kam patur një karrierë të jashtëzakonshme në kafaz, por ka edhe një karrierë të dytë. Khabib tani ka një zgjedhje për të bërë. Ai është një model për shoqërinë e sotme”, tha Georges St-Pierre, 26 fitore e 2 humbje në kafaz.

Kanadezi nuk duelon prej vitit 2017, por prej muajsh përflitet për një duel mes tij dhe rusit, që mbetet edhe një “ëndërr në sirtar për presidentin e UFC-së, Dana White.

Khabib mori vendimin e tij, vendim i drejtë. Në jetë gjithnjë ka një fillim dhe një fund, por Khabib ka një shans të duelojë me mua dhe nëse fiton të shkojë në 30-0. Unë mund të jem mbyllja e duhur për një karrierë të madhe si ajo e Khabib. Nëse kthehet për të dueluar me mua jam gati, menaxherët tanë do ta diskutojnë dhe zgjidhin këtë çështje”, tha St-Pierre.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button