FutbollSport

Henry i sjell fitoren Arsenalit

Me rezultat minimal prej 1-0, Arsenali ka fituar përballë Leeds United për t’u kualifikuar në raundin e katërt të FA Cup.

Edhe pse Topçinjtë luajtën më mirë në gjysmën e parë, ata nuk arritën të krijojnë shumë raste konkrete, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

U desh të inkuadrohej në lojë legjenda franceze, Thierry Henry, i cili është rikthyer te klubi që e bëri të madh, në mënyrë që Arsenali ta fitojë ndeshjen.

Pas një pasimi të Song, Henry në stilin e tij e plasoi topin në rrjet (78’) dhe ia siguroi arsenalit vazhdimin e garës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button