VIP

Jam plakur më mirë se Di Caprio

Kate Winslet, e shndërruar në një ikonë të kinematografisë nëpërmjet pjesëmarrjes në “Titanic”, ka pranuar më parë vështirësitë që ka pasur për të mbajtur nën kontroll peshën në vitet e para të famës së saj.

Megjithatë, 15 vjet më vonë, 36-vjeçarja ka marrë hakun e saj. Në një intervistë të dhënë në një rrjet amerikan, Winslet theksoi se “ndërsa miku i saj Leo është plakur dukshëm, ajo është shumë më e dobët”.

”Natyrisht që dukemi shumë më ndryshe tani, jemi më të vjetër. Leo është 37 vjeç, ndërsa unë jam 36. Në atë film ishim 21 dhe 22. Megjithatë, sot ai duket më i plakur se unë dhe jam gjithashtu më e dobët”, tha aktorja britanike në “Daybreak”.

Intervista e aktores erdhi në pragun e premierës së konvertuar në 3D të filmit, arkëtimet e së cilit mbetën rekord për më shumë se një dekadë, deri në publikimin e “Avatar”-it në 2010-n, transmeton TCH.

Winslet, e cila pranoi se nuk e kishte riparë asnjëherë “Titanic” që prej publikimit në kinema në vitin 1997, pranoi se do t’i lejojë fëmijët e saj që t’i shohin të gjitha sekuencat pa ndërprerje, përfshi edhe atë në të cilën ajo pozon nudo për Jack, personazhin e interpretuar nga Di Caprio.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button