BotaLajmeShqiperia

Itali, sekuestrohet 1 ton drogë në skafin që vinte nga Shqipëria

skafAutoritetet italiane sekuestruan një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit marihuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe arrestuan katër shtetas shqiptarë.

Operacioni i policisë italiane u krye në brigjet e Otrantos, ku u sekuestrua rreth 1 ton marihuanë, në një skaf që ishte nisur nga Shqipëria.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, skafi i mbushur me çanta me drogë është pikasur mbrëmjen e së enjtes nga një helikopter që patrullonte në afërsi të brigjeve të Otrantos.

Katër skafistët shqiptarë arritën të nxirrnin lëndën narkotike në breg dhe më pas tre prej tyre u larguan, ndërsa njëri u kap pranë çantave që përmbanin saktësisht 1104 kg drogë, e destinuar për shitje në tregun italian.

Policia vijoi kërkimet për 3 personat e tjerë që ndodheshin në mjetin lundrues, duke bërë të mundur arrestimin e tyre pak orë më vonë.

Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, ndërsa policia italiane konfirmoi se ata janë të gjithë shtetas shqiptarë, nga Vlora. Policia publikoi inicialet dhe moshën e tyre, B.Z. 26 vjeç, B.D. 25 vjeç, D.F. 23 vjeç, V.T. 40 vjeç, si dhe fotografitë me sytë të mbuluar.

Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close