FutbollSport

Franck Ribery, më i mirë në Bundesliga

Franck RiberyMenaxheri i Gjermanisë, Joachin Low, ka lavdëruar Franck Ribery të cilin e ka quajtur lojtari më i mirë në Bundesliga.

“Ai karakterizohet nga aftësi të jashtëzakonshme dhe një ndjenjë e jashtëzakonshme për ritëm të lojës”.

“Por ajo çfarë është veçanërisht e vlefshme të ceket është loja e tij defensive, të cilën ai e kryen po aq me pasion sa edhe driblimet e paimitueshme”.

“Po, pavarësisht gjithë disiplinës taktike që ka shfaqur, ai gjithmonë ishte në gjendje të befasojë kundërshtarin e tij. Franck Ribery është një lojtar për të cilin çdokush do të dëshironte të vijë në stadium – pasi ai gjithmonë është në gjendje të na mrekullojë neve”, ka thënë Low.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button