FutbollSport

Jose Mourinho: Ishim të tmerrshëm

Trajneri i Real Madridit nuk ka ankesa pas disfatës tronditës me rezultat 2-1 nga Getafe.

Reali ka fituar shtatë takimet e fundit në ligë kundër Getafes dhe u duk sikur do të shënonte edhe një fitore tjetër kur Gonzalo Higuain i dha avantazhin skuadrës pas më pak se gjysmë ore lojë. Por Getafe u kthye në pjesë të dytë për të përmbysur rezultatin me golat e Juan Valera dhe Abdelaziz Barrada.

“Getafe meritoi të fitojë. Lojtarët thonë se ishte prekje me dorë nga Colunga, por nuk më intereson. Ata nuk luajtën më mënyrë fantastike, por merituan të fitojmë dhe i uroj ata”.

“Ne luajtëm keq dhe paraqitja jonë ishte e papranueshme. Nuk jam i frustruar, pasi rezultati përfundimtar, sa i takon ndeshjes, nuk ishte befasi”, ka thënë Mourinho.

zemraorg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button