LajmeMaqedonia

Me kërcënime tetovari i ka marrë një vajze 20 mijë euro

Një 24 vjeçar nga Tetova disa herë me kërcënime serioze ndaj jetës ndaj një vajze të cilën e ka njohur, i ka marrë 1.2 milion denarë.

I dyshuari A.K duke shfrytëzuar njohjen me vajzën N.A dhe duke ditur faktin se ajo në llogari personale në “Stopanska Banka” ka pasur shumë të madhe parash, që i ka trashëguar nga babi i ndjerë dhe si dhuratë nga tezja që punon në Kanada, në fillim të marsit ka kërkuar 3 000 euro për ndërhyrje kirurgjikale.

Pasi nuk i ka marrë mjetet e kërkuara, duke e ditur se vajza i frikohet, ka filluar ta kërcënojë se nëse nuk ja jep të gjitha hollat që i nevojiten, do ta rrahë deri në invaliditet e madje edhe do ta vrasë. Në atë mënyrë, me kërcënime serioze, tetovari gjatë periudhës mars-prill 2011 në shtat raste i ka marrë vajzës 1 milion e 200 mijë denarë, gjegjësisht rreth 20 mijë euro.

Më datë 12 të këtij muaji, duke mos mundur t’i durojë kërcënimet, vajza e dëmtuar rastin e ka paraqitur në polici. Personit N. A me vërtetim për marrjen e përkohshme, iu morrin 500 euro, të cilat u përpunuan në aspektin krim-teknik, e më pas në pajtim me marrëveshjen ia ka dhënë A.K, në një takim në objektin hotelerik “Mek Donallds”. Rreth orës 14, i dyshuari në veturën “Golf” me shenja italiane, ka ardhur deri te objekti, i ka marrë paratë dhe pas një kohe të shkurtër ka ikur. Nga policia, menjëherë paslargimit nga restorani “Mek Donallds”, i dyshuari është burgosur në Stacionin policor “Karposh” dhe më pas nga bastisja e bërëm tek ai janë gjetur 500 euro, të cilat i janë marrë. Ndryshe i dyshuari është shkelës i rendit publik dhe qetësiusë, për çka i janë dorëzura tre padi kundërvajtëse. Policia me padi penale deri të Prokuoria e Shkupit për procedurë të mëtejme e ka dorëzuar personin A.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë dy vepra penale “shantazh” dhe “mashtrim”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close