Kërçova dhe Struga përfundimisht humben nga shqiptarët!

0 79

Shkup, 19 prill – Shqiptarët e Maqedonisë janë të tronditur tej mase se në zgjedhjet e ardhëshme lokale, në muajin shkurt të vitit 2017, Komuna e Strugës dhe ajo e Kërçovës, do të humbet nga drejtuesit shqiptar. Zhurnal ka analizuar skenarin se si këto dy komuna të cilët aktualisht udhëhiqen nga prefekt shqiptarë, në zgjedhjet lokale prefektet e këtyre dy komunave do të jenë maqedonas ose maqedonas musliman (torbesh).

struga

Skenari i parë është se VMRO-DPMNE e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, i ka nën kontrollë të plotë të gjithë maqedonasit musliman (torbesh) në Kërçovë, Mavrovë, Dibër, Strugë dhe vende të tjera. Për herë të parë partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, arriti që maqedonasve musliman (torbesh) tju sigurojë tre deputet në Parlamentin e Maqedonisë, madje në udhëheqësinë më të lartë të VMRO-DPMNE-së e caktoi ish deputeten nga Struga, Nora Ismaillovska.

Me këtë rast VMRO-DPMNE gjatë 5 viteve të fundit arriti që edhe shefat e policisë, dhe shefat e ndërmarrjeve të ndryshme dhe në postet shtetërore të rajonit të Kërçovës, Dibrës, Strugës dhe vendeve të tjera të emëroj maqedonas musliman (torbesh). Në qytetin e Dibrës, aktualisht shefi i policisë është maqedonas musliman (torbesh). Me këtë dëshmohet qartë se VMRO-DPMNE i kontrollon të gjithë votuesit që dalin nga komuniteti maqedonas musliman (torbesh), dhe me këtë partia e Gruevskit i ka shancet shumë të mëdha që në zgjedhjet e ardhëshme lokale, kandidati i VMRO-DPMNE-së të fitojë në Kërçovë dhe Strugë.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit lokale në Kërçovë dallimi mes kandidatit shqiptarë, Fatmir Dehari dhe kandidatit maqedonas ishte shumë i vogël. Për këtë shkak Kërçova në zgjedhjet e ardhëshme lokale me siguri se do të humbet.

Në këtë qytet shqiptarë dy partitë maqedonase edhe pse u konfrontuan tepër mes tyre VMRO-DPMNE dhe LSDM, përsëri për interes të qytetarëve maqedonas, ata u bashkuan, shkruan Zhurnal. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka ndikim të madh në rajonin e Llabunishtës ku jetojnë një pjesë e madhe maqedonas musliman (torbesh).

Në këtë fshat fëmijët e maqedonasve musliman (torbesh), mësojnë vullnetarisht nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa ish Ministri i Jashtëm nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, në një deklaratë adresoi kritika të fuqishme ndaj shqiptarëve të Strugës se ata kontribojnë që të asimilohen maqedonasit musliman. Nga Llabunishta është edhe ish deputetja Nora Ismaillovska.

Leave A Reply

Your email address will not be published.