LajmeMaqedoniaPolitika

TV SHENJA siguron dokumentin e BESËS që nuk e firmosi Zaevi

Televizioni Shenja ka siguruar Marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë të cilën Lëvizja Besa ia ka ofruar mandatarit Zoran Zaev, për të hyrë në Qeveri, të cilën ky i fundit nuk e ka firmosur.

Marrëveshja përmban 6 kushte kryesore, një dispozitë dhe një aneks.

Kushti i parë: Programi qeveritar të jetë sintezë e programit të LSDM-së “Për jetë më të mirë” dhe programit të Lëvizjes BESA “Ridefinimi” (Me Ridefinim nënkuptohet definimi i ri i sistemit juridik dhe politik të R. së Maqedonisë, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, me të cilat Maqedonia do të bëhet shtet multietnik në të gjitha dimensionet e organizimit të shtetit) ;

Kushti i dytë: Vendimet në qeverinë e ardhshme të merren me konsensus dhe jo me rivotim.

Kushti i tretë: Në qeverinë e re të mos ketë persona të inkriminuar dhe të korruptuarpër të cilët janë ngritur procedura nga PSP-ja ose për të cilët në të ardhmen do të ngrihet procedurë e tillë nga PSP-ja dhe Prokuroria Publike (lista përfundimtare e funksionarëve të qeverisë duhet të miratohet me konsensus nga të gjithë partnerët e koalicionit);

Kushti i katërt: Programi i qeverisë të jetë publik dhe i afatizuar

Kushti i pestë: Implementim të Dekleratës sëPërbashkët të Partive Politike Shqiptare në Maqedoni;

Kushi i gjashtë:Partnerët qeveritarë dakordohen të bashkëqeverisin me ndarje të balancuar të pushtetit

 6 kushtet e marrëveshjes

  1. Programi qeveritar të jetë sintezë e programit të LSDM-së “Për jetë më të mirë” dhe programit të Lëvizjes BESA “Ridefinimi” (Me Ridefinim nënkuptohet definimi i ri i sistemit juridik dhe politik të R. së Maqedonisë, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, me të cilat Maqedonia do të bëhet shtet multietnik në të gjitha dimensionet e organizimit të shtetit) ;
  2. Në qeverinë e ardhshme të gjitha vendimet do të merren me konsensus të ndërsjellë ndërmjet partnerëve dhe në asnjë rast nuk mund të merren vendime me mbivotim;
  3. Në qeverinë e re nuk do të ketë vend për politikanë të inkriminuar dhe të korruptuar, për të cilët janë ngritur procedura nga PSP-ja ose për të cilët në të ardhmen do të ngrihet procedurë e tillë nga PSP-ja dhe Prokuroria Publike (lista përfundimtare e funksionarëve të qeverisë duhet të miratohet me konsensus nga të gjithë partnerët e koalicionit);
  4. Programi qeveritar do të jetë publik dhe realizimi i tij do të jetë i afatizuar;
  5. Implementimi i përmbajtjes së Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare në Maqedoni;
  6. Partnerët qeveritarë dakordohen të bashkëqeverisin me ndarje të balancuar të pushtetit. Kjo nënkupton se në secilin resor të qeverisë duhet të ketë pushtet të balancuar të të gjithë parterëve të koalicionit qeveritar.

Përveç gjashtëkushteve, marrëveshja përmban edhe dispozitatat kalimtare  me anë të së cilave marrëveshja shpallet e pavlefshme nëse ndonjëra nga palët nuk i përmbahet asaj. Ndërkaq, aneksi i kësaj marrëveshje është programi i përbashkët qeveritar dhe marrëveshja për ndarjen e resorëve në të gjitha nivelet e qeverisë.

Anila Limani /SHENJA/

  

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button