Sport

Kryesuesi barazoi me kampionin

Ndeshja kryesore e javës së tetë në elitën e futbollit francez ka qenë në mes skuadrës së St. Etienne, kryesues e tabelës dhe kampionit në fuqi, Marseille, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Kampioni në pjesën e parë të takimit ka udhëhequr me rezultat 1:0 me golin që ka shënuar futbollisti Gignac në minutën e 27-të. Vendasit në periudhën e dytë të lojës arritën të barazojnë shifrat 1:1 në minutën e 59-të me golin që shënoi Batlles. Marseille mori një pikë të rëndësishme, ndërsa vendasit janë të kënaqur me barazim. Lyoni pas disa rezultateve të dobëta ka gjetur fitoren. Ata si udhëtues shënuan fitore me rezultat 3:2 në ballafaqim me Nancy. Skuadra e Lyonit ka dëshmuar lojë mjaft të mirë dhe golat e fitores i shënuan futbollistët Lopez (37’), Briand (55’ e 75), ndërsa për vendasit realizuan Luiz (58’) e Feret (70’). Brest është skuadra që po befason më së shumti në kampionatin francez, e ka lënë me gishta në gojë skuadrën e Monacos, duke e mposhtur me rezultat 1:0. Futbollisti Grougi në minutën e 71-të ka shënuar golin e fitores së madhe, duke i dhuruar një trepikësh të artë si mysafirë skuadrës së Brestit. Soxhaux e ka deklasuar me lojë dhe rezultat 3:0 skuadrën e Lensit, kurse Bordeaux mezi mposhti me shifra 1:0 Lorientin. Autor i golit ka qenë Ciani në minutën e 36-të. Fitore domethënëse ka shënuar skuadra e Valenciennes ndaj Caen, ndërsa fitore me të lartë e arriti Auxerre si udhëtues me rezultat 4:0 ndaj Arlesit.

Rezultatet

St. Etienne – Marseille 1:1

Valenciennes – Caen 2:1

Nancy – Lyon 2:3

Monaco – Brest 0:1

Bordeaux – Lorient 1:0

Arles – Auxerre 0:4

Lille – Montpellier

PSG – Nice

Tabela

1. St. Etienne 8 5 2 1 13:7 17

2. Rennes 7 4 3 0 9:3 15

3. Toulouse 7 4 2 1 9:4 14

4. Brest 8 4 2 2 7:4 14

5. Sochaux 8 4 1 3 16:9 13

6. Marseille 8 3 3 2 14:10 12

7. Caen 8 3 3 2 8:8 12

8. PSG 7 3 2 2 11:6 11

9. Lille 7 2 5 0 8:4 11

10. Bordeaux 8 3 2 3 8:7 11

11. Montpellier 7 3 2 2 6:6 11

12. Valenciennes 8 2 4 2 8:8 10

13. Nice 7 2 3 2 7:10 9

14. Auxerre 8 1 5 2 11:10 8

15. Monaco 8 1 5 2 7:7 8

16. Lorient 8 2 2 4 7:9 8

17. Lyon 8 2 2 4 7:11 8

18. Nancy 8 2 2 4 9:15 8

19. Lens 8 1 2 5 7:17 5

20. Arles 8 0 0 8 3:20 0

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button