s Le të mblidhemi bashkë e ta marr vesh bota mbarë, se nuk jemi skllevër | www.Zemra.Org

Le të mblidhemi bashkë e ta marr vesh bota mbarë, se nuk jemi skllevër

Sekretari organizativ i LR-PDSH, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, tregon arsyet se pse shqiptarët duhet të dalin masovikisht në protestat që do të mbahen më 22 prill në Qendër të Shkupit.

Arben-Taravari

Ai mes tjerash shkruan se përmes protestave do të ndalet sistemi totalitarë i regjimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, andaj ftohen qytetarët që të dalin në protesta për shkak se siç shkruan ati “Për çdo shqiptarë që vuan burgun padrejtësisht, për çdo plak shqiptarë që ia tallin plisat padrejtësisht dhe për çdo djalë dhe vajzë shqiptare që detyrohen të largohen nga vendi padrejtësisht”, shkruan Taravari duke apeluar që të mblidhen të gjithë shqiptarët bashkë për të ia përcjellur mesazhin, siç shprehet ai “Mbarë botës se nuk jemi skllevër”, ka shkruar mes tjresh, Taravari

Më poshtë e keni postimin e plotë të tij në Facebook:

THIRRJE PER POPULLIN SHQIPTAR!

Për çdo Shqiptar që vuan burgun padrejtësisht!
Për të çdo Nënë Shqiptare që nuk e ka më birin pranë padrejtësisht!
Për çdo Babë Shqiptar që është i papunë padrejtësisht dhe nuk ka para as për mjekim të fëmijës së vet!
Për çdo Plak Shqiptar që ia tallin plisat padrejtësisht!
Për çdo Shqiptar që nuk lejohet të fol gjuhën e tij padrejtësisht!
Për çdo Fëmij Shqiptar që plaket pa u rrit mirë padrejtësisht!
Për çdo Djalë e Vajzë Shqiptare që detyrohet të largohet nga vendi padrejtësisht!
Për gjuhën e Ndaluar! Për Kombin e Ndaluar! Për Jetën e Ndaluar…
Le të mblidhemi bashkë e ta marr vesh bota mbarë…
se nuk jemi skllevër…
por jemi Shqiptarë!
Takohemi të premten në Shkup, në ora 14.00 e të flasim Ne-Shqiptarët!

Nga Shqiptarët për Shqiptarët!


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: 

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.