LifeStyle

Si ta qortoni fëmijën tuaj

Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur flasin me fëmijën e tyre dhe mundohen ta bindin të heqë dorë nga ajo sjellje?
Çdo nënë dhe baba kalon momente të vështira me fëmijët e tyre. Shpesh dëgjohen shprehje si “mos, prit, mbylle, do të çmendem prej jush, do të iki nga shtëpia”, etj. Ndërkohë që kemi dëshirë të jemi nëna dhe baballarë tolerantë, kthehemi menjëherë në prindër që bërtasin dhe reagojnë ndaj çdo veprimi të fëmijëve.

Megjithëse nëna dhe babai e paralajmërojnë disa herë, fëmija vazhdon të përsërisë të njëjtat sjellje. Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur flasin me fëmijën e tyre dhe mundohen ta bindin të heqë dorë nga ajo sjellje? P.sh. kur jeni duke folur me një shok apo shoqen tuaj ju ndërpret bisedën disa herë ose kur vjen nga shkolla i hedh rrobat mbi divan, lëshon çantën në mes të sallonit, nuk vjen në tavolinë edhe pasi e keni thirrur disa here. Pra nuk plotëson përgjegjësitë e tij brenda shtëpisë, flet shumë në telefon, dëgjon muzikë me zë të lartë.

Prindërit që përballen me situata të tilla duhet të kërkojnë momentin e duhur për të folur me fëmijët. Në një vend dhe kohë ku mund të qëndrojnë vetëm për vetëm dhe të komunikojnë. Duhet folur shumë sinqerisht duke e parë drejt në sy. Për t’u mirëkuptuar nga fëmija dhe për të shkuar në vend fjalët e prindit , nëna dhe babai duhet t’i shpjegojnë të qetë mënyrën sesi ndikohen nga sjelljet e tij.

Në vend të fjalës “ti” të përdoret “unë”

“Të urdhërosh, të drejtosh, paralajmërosh, ta paragjykosh, ta kritikosh, tallësh, turpërosh është një nga metodat e dështuara të përdora shpesh nga prindërit.

Gjuha “unë” është një lloj shprehje, e cila shpjegon ndjenjat dhe mendimet, reagimin individual në momentin kur personi përballet me një gjendje apo sjellje. Në vend të fjalëve “mos u trego i pasjellshëm, nuk flitet kështu me nënën dhe babanë” mund të përdorni “ndihem shumë keq kur më flet kështu duke bërtitur, dhe mendoj se nuk më respekton” dhe kështu do të shprehni edhe ndjenjat edhe mendimet tuaja. Shprehja e ndjenjave tona ndihmon që personi përballë të kuptojë më mirë gjendjen. Duke vendosur veten në vendin e tyre, ai arrin të kuptojë ndryshimet e sjelljes dhe të krijojë empati.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button