InteresanteLajme

Martohet në Xhami, ambasadori gjerman në Tiranë

Kryetarja e Kuvendit, besimtarja katolike nga Shkodra, Jozefina Topalli vë shami dhe shkon në xhaminë kryesore të Tiranës për të marrë pjesë në ceremoni martesore të një katoliku gjerman me një vajzë myslimane nga Libia.

Duke dhënë kështu një shembull të tolerancës dhe harmonisë fetare në Shqipëri.

Protagonist i dasmës është Andreas Nothelle, një kristian katolik, i cili është ambasadori i Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë.

Nothelle është dashuruar me një vajzë myslimane nga Libia, Salem. Edhe ajo ishte pjesë e delegacionit të OSBE-së që qëndroi këto ditë në Tiranë për sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.

Nothelle dhe Salem, kanë lidhur martesën në Shqipëri pesë vjet pasi qëndronin të lidhur bashkë. Dhe ceremonia ka qenë myslimane, sipas rregullave islame. Ajo është kryer tek xhamia Et’hem Bej në Tiranë, pasditen e së shtunës.

Në xhaminë kryesore të Tiranës merrte pjesë sikundër shikoni në foto, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, por edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Mësohet se vendimin për ta bërë pikërisht në Shqipëri, ceremoninë myslimane të martesës, çifti Andreas dhe Salem e ka marrë që në Vjenë.

Ata mesa duket kanë përfituar nga rasti që ishin pjesë e delegacionit që merrte pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të OSBE që zhvillohej në Tiranë dhe, një rrugë e dy punë, të shtunën pasdite pas mbylljes së sesionit, kanë bërë martesën. Dhe vendimi për ta bërë këtë martesë në Tiranë ka qenë pasi ata kanë qenë të impresionuar nga harmonia fetare në Shqipëri.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close