s Mirënjohje policëve që mbrojtën Zaevin, paraburgim per Feta Alimin?

Mirënjohje policëve që mbrojtën Zaevin, me 27 Prill, ndërsa për shpëtuesin e Selës, paraburgim!?

Sasho Tasevski, Aco Angellovski dhe Ljupço Janeviq të cilët më 27 prill si pjesë e sigurimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mbrojtën Zoran Zaevin dhe deputetët tjerë, sot kanë marrë mirënjohje për kontribut të veçantë gjatë punës në MPB.

Kriminelet maqedonas duke terhekur Ziadin Selen te pergjakur!

Mirënjohjet ju ndanë në Shtip, ku u shënua Dita e Policisë së Maqedonisë.

Përndryshe, pas ndërrimit të pushtetit Tasevski u emërua komandant në Departamentin për sigurim ose në të ashtuquajturën Drejtorinë e Gjashtë të MPB-së.

Angellovski u vendos në krye të Sektorit për sigurim parandalues në MPB, ndërsa Janeviq komandant në Njësitin e sigurimit të Zoran Zaevit.

Ndërsa ministri Oliver Spasovski ka paralajmëruar rritje të pagave për zyrtarët policorë nga 1 dhjetori i këtij vitit.

Kujtojmë opinionin se polici shqiptar Feta Alimi , i cili shpëtoi deputetin dhe liderin e ASH Ziadin Sela, jo që nuk u shpërblye, por ai u burgos dhe tani gjendet në paraburgim dhe rrezikon të denohet me shumë vite burg.

Feta Alimi dhe Ziadin Sela!


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.