LifeStyle

Moderatorja e njohur shqiptare flet për problemet me shëndetin mendor

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, përmes një pyetësori në rrjetin social “Instagram”, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, e ndër të tjera ka treguar edhe për problemet që ka pasur gjatë jetës.

Fjoralba ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga problemet të shëndetit mendor, si ankthi apo depresioni.

“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne luften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, shkruan Fjoralba.

Më herët, po ashtu gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, Ponari tregoi se ka realizuar disa këngë, për të cilat po pret momentin e duhur për t’i publikuar.

“Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist(e aq më tepër një artist që lançohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë”, tregoi Fjoralba, pasi u pyet kur do t’i sjellë këngët që ka premtuar prej kohësh.

Kohë më parë ajo zbuloi se do të vinte në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe emra shumë të njohur të muzikës, por deri më tani nuk kemi parë ende asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button