FutbollSport

Mund të shënoj sa Messi dhe Ronaldo

Ylli i Atletico Madrid, Radamel Falcao Garcia, është plot vetëbesim në prag të fillimit të sezonit të ri dhe dëshiron të sfidojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga.

Kolumbiani shënoi 24 gola në sezonin e tij të parë në Vicente Calderon, dhe është i paepur t’ia dalë edhe më mirë në sezonin e ri.

“Më takon mua të përmirësohem nga ajo çfarë bëra herën e kaluar dhe ky është synimi im. Golat e Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë të paarritshëm”.

“Por ajo çfarë dua më së shumti është të kaloj një sezon të mirë për tifozët”, ka thënë Falcao për faqen zyrtare të La Liga.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close