FutbollSport

Nani ul kërkesat për të mbetur te United!

Nani ka ulur dukshëm kërkesat e tij të pagës derisa kërkon të vazhdojë karrierën te Manchester United.

The Sun shkruan se anësori portugez dhe këshilltarët e tij janë të gatshëm të pranojnë që paga e tij bazike të mbetet e njëjta, derisa pjesa tjetër të ndërtohet nga bonuset.

Nani ka edhe dy vite të mbetur në kontratën e tij nga e cila fiton 90 mijë funte në javë, por dëshiron që kjo të shtohet për rreth 50 për qind dhe të shkojë në 130 mijë funte në javë.

United u ka thënë përfaqësuesve të lojtarit ta harrojnë këtë shumë dhe më nuk janë rikthyer më me ofertë. I nervozuar, Nani tash është gati të heqë dorë nga kërkesat.

Ai dëshiron ta mbajë pagën bazike të njëjtë dhe të pranojë rreth 30 mijë funte për çdo paraqitje.

Burime të afërta me Nanin mendojnë se shqetësimet rreth kontratës prekin edhe formën e tij dhe se portugezi ka menduar edhe për një largim. Por klubi nuk dëshiron ta shesë atë derisa nuk pranon ndonjë ofertë mbi vlerën 25 milionë funte.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close