BasketbollSport

NBA, Cleveland humbi ndeshjen e tyre te 25

Cleveland Cavaliers humbën ndeshjen e tyre të 25-të radhazi në NBA, duke përkeqësuar gjithmonë e më shumë rekordin e tyre negativ.

Largimi i Lebron James në fillimit të sezonit duket se ka shokuar tërësisht skuadrën, e cila nuk ka mundur të ngrihet kurrë në nivelin e duhur gjatë këtij kampionati.
I vetmi lajm i mirë për tifozët e Cleveland-it është fakti që ata dyluftuan denjësisht përballë Dallas-it, duke humbur me vetëm tre pikë, me rezultatin 99-96, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Dallas.

Cavs-at arritën të barazonin rezultatin 79-79 dhjetë minuta nga fundi, por një humbje topi dhe një trepikësh në fundin e takimit, bënë diferencën në favorin e Mavericks-ave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button