FutbollSportVIDEO

Hallakamë në Stamboll, ndërpritet derbi Besiktas – Galatasaray (Video)

BesikDerbi i zjarrtë i Stambollit ai në mes rivalëve lokal Besiktas dhe Galatasaray, u ndërpre në minutën e 92 pasi tifozët vërshuan stadiumin.

Të prirë nga super sulmuesi Didier Drogba, Galata fitoi midis ?nönü Stadium me rezultat 1-2. Atmosferë fantastike e përcolli këtë ndeshje ashtu siç din tifozët e Besiktasit, të jenë të zhurmshëm, derisa portugezi Hugo Almedia, i dërgoi në trans ata, kur në minutën e 18 pasi morri një top Serdar Kurtulus, shënoi për epërsinë e djelmoshave të drejtuar nga Slaven Bilic.

Mirëpo veterani Drogba, në pjesën e dytë i ndezi motorët dhe me dy golat e tij i dha tre pikë mjaft të rëndësishme Cim Bomave, sidomos pas asaj humbje turpëruese 1-6 ndaj Real Madridid në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Knaqu.org.

Kur çdo gjë u mendua se përfundoi Felipe Melo, ndërhyri ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq, tifozët vendas hynë në numër të madh në fushë dhe aty filloi lufta e vërtetë në mes tyre dhe policisë që i përdorën edhe shkopat e gomës që ti shpërndajnë.

Sigurisht se kjo ndeshje do të regjistrohet 0-3, dhe Besiktasin do ta pret dënim i madh nga drejtuesit e e futbollit turk.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close