VIP

Nicole Scherzinger ende e don Lewis Hamilton

Nicole Scherzinger ka thënë se ende e dashuron ish-të dashurin, Lewis Hamilton.

Këngëtarja seksi është ndarë nga vozitësi i Formula 1 në tetor, pas 4 vjetësh së bashku, por nuk ka mundur t’i largojë ndjenjat për të.

“Ende e dua. E tërë ka ndodhur së fundmi dhe e kam të vështirë të flas për këtë. Por ne jemi miq të mirë”, ka thënë Nicole. “Momentalisht ai është i fokusuar në karrierën e tij dhe unë në timen. Vitin e ardhshëm do të punoj për veten time. Është një kapitull i ri. Kam një rrugëtim të ri në të cilin do të nisem. Është mahnitëse. Ndjej sikur është vetëm fillimi”, ka shtuar ajo.

Scherzinger momentalisht po përgatitet për turneun e parë solo në Britani, ku në shkurt do të mbajë koncerte në Londër, Mançester dhe Birmingem.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close