FutbollSport

Messi vs Ronaldo, kush dominoi në vitin 2011?

Barcelona dhe Real Madridi përbëjnë rivalitetin më të madh në botë, por brenda dy klubeve më të mëdha spanjolle ekzistojnë talentë të mëdhenj, të cilët kanë krijuar rivalitet shumë të madh mes njëri-tjetrit.

Ata nuk mund të jenë më ndryshe. Përderisa argjentinasi është me stil të vjetër të futbollistit tipik të rrugëve që i takon epokës së kaluar me driblimet e tij fascinuese dhe magjinë me top, nga ana tjetër portugezi është një futbollit komplet modern – me shpejtësi, fuqi, precizitet dhe potencë.

Ronaldo po akuzohet shpeshherë për mos aftësi për të shënuar ndaj ekipeve të mëdha, por 42 golat në La Liga të shënuara vitin e kaluar flasim më shumë për portugezin. Dhe, Ronaldo këtë sezon shënoi tashmë 20 gola në 16 ndeshje për Real Madridin, duke u treguar më se i suksesshëm.

Cristiano Ronaldo në vitin 2011

Gara

Ndeshjet

 Golat

Asistimet

Ndëshkimet

 Trofetë

La Liga

34

43

12

2

0

Kupa

7

5

0

4

1

CL

10

5

5

4

1

0

Me kombëtaren

9

7

1

1

0

Totali

60

60

17

8

1

Dhe përkundër golave të shënuar, të cilët janë plot 60-të në vitin 2011, Cristiano Ronaldo është larg me asistimet e tij (17) nga Lionel Messi, që ka 35 asistime.

Por, për momentin Messi është ende lojtari më i mirë në botë. Statistikat e tij me Argjentinën mund të mos jenë sikurse të Ronaldos me Portugalinë, por ato janë të ngjashme me të portugezit. Ai ka më shumë asistime se Ronaldo dhe shënoi vetëm një gol më pak se portugezi në vitin 2011, përkundër faktit se Messi ka luajtur në më shumë ndeshje.

Lionel Messi në vitin 2011

Gara

 Ndeshjet

Golat

 Asistimet

Ndëshkimet

 Trofetë

La Liga

36

31

16

2

1

Cups

10

12

4

4

3

CL

11

12

5

1

1

Me kombëtaren

13

4

10

1

0

Total

70

59

35

6

5

Messi mund të ketë 12 gola më pak se Cristiano Ronaldo në vitin 2011, por përqindja e golave të shënuar vërtet tregon formën e tij. Ai ka shënuar në ndeshje kruciale sikurse në gjysmëfinalet dhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu, përkundër faktit se Cristiano Ronaldo shënoi më shumë gola se Lionel Messi në vitin 2011, argjentinasi e fillon vitin e ri 2012 duke qenë në maje, kjo për shkak të aftësisë për të shkëlqyer në ndeshjet e mëdha, ndërsa më shumë flasin edhe titujt e fituar nga argjentinasi i vogël…

Kush ishte më i miri? Verdikti përfundimtar ju mbetet juve lexues të nderuar…

 
[poll id=”15″]

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close