KosovaPolitika

Pacolli: Amerika vendosi për Atifeten

Behgjet Pacolli ka vazhduar me sinqeritetin që e ka viktimizuar për gjithë këtë kohë. Ai ka rrëfyer edhe gjëra që mbase ambasadori amerikan, Christopher Dell nuk do të donte të dilnin në publik.

Pacolli ka treguar se emri i Atifete Jahjagës atij, Thaçi e Mustafës u ka ardhur në zarf nga Delli. “ Është vendosur posta në tavolinë. Zarfi ka qenë i mbyllur. Na ka thënë se duhet të pranohet sepse do të humbisnim përkrahjen amerikane, dhe do të humbisnin agjendën amerikane për Kosovën”, ka rrëfyer Pacolli në një intervistë për Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Ai s’ka mundur të përshkruajë fytyrat e Thaçit dhe Mustafës, kur kanë parë emrin e kandidates për presidente.
“Kur është hapur zarfi kanë qenë të habitur. Është dashtë të jetë aty një kamerë për ta parë reagimin e tyre. Është e papërshkrueshme”, ka thënë Pacolli. Ai ka treguar se Dell ka qenë mjaft i ashpër dhe për këtë i ka dhënë të drejtë.

Pacolli nuk ia zë për të madhe hidhërimin Jakup Krasniqit, por çuditet pse Thaçi nuk ia bërë një vend në lozhën e Kuvendit, kur Jahjaga mori detyrën e re. Biznismeni multi-milionësh i ka kujtuar të gjithëve se tash është i papunë – s’është më President i Mabetexit, as kryetar i AKR-së e as President i Kosovës.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close