BotaKosovaLajmePolitika

SHBA duhet të mbështesë Kosovën në NATO

natoE përditshmja e kryeqytetit amerikan “The Washington Post”, në një editorial të botuar në numrin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-së.

Gazeta amerikane merr shkas vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ‘zbuluar’ se ardhja e tij në kryeqytetin amerikan në fakt ishte synimi i tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ai (Thaçi) shpresonte se administrata e Obama-së do të bëj trysni tek aleanca që të ndërmarrë hapa paraprakë drejt pranimit të vendit të tij”, shkruan The Washington Post, gazetarët e së cilës kishin intervistuar kryeministrin kosovar javën e kaluar në Washington, transmeton RTK.

“SHBA duhet të mbështesin këtë ambicie dhe gjithashtu të bëjnë trysni tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, përfshirë edhe disa vende fqinje të saj në Evropën juglindore”, thotë në qëndrimin e saj redaksional gazeta amerikane.

Gazeta më tej përkujton dhe arsyeton ndërhyrjen ushtarake 14 vjet më parë të SHBA kundër Serbisë përkundër obstruksioneve të Rusisië në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Me ndihmën e SHBA, kryengritësit kosovarë ja arritën të zmbrapsin ushtrinë e Slobodan Miloshevicit dhe të marrin kontrollin mbi Kosovën”, nënvizon gazeta amerikane.

“The Washington Post”, shkruan edhe për marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, për të theksuar se ajo ‘i bën thirrje Serbisë që të pranojë dhe njoh pushtetin e qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj në këmbim të një autonomie të zgjeruar për serbët etnikë aty ku ata përbëjnë shumicën.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close