KosovaLajmePolitika

Plani për mbylljen e UNMIK-ut në Mitrovicë

Qeveria e Kosovës e përkrahur nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta mbyllë administratën e UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës, UAM.

Kështu së paku thuhet në një dokument, një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore” nga një burim i sigurt.

Dokumenti, i titulluar “Qeveria e Kosovës bart financimin e shërbimeve komunale në veri nga UAM në ZAMV”, është i përshkruar si një “non-paper”, që në gjuhën diplomatike ndërkombëtare zakonisht përshkruan marrëveshje apo tekste të negociuara joformalisht.

Ai i ngjan më tepër një plani të veprimit, që synimin e deklaruar e ka mbylljen e UAM-it më 31 mars 2012 dhe zëvendësimin e kësaj administrate të OKB-së me një Zyre të përkohshme administrative për Mitrovicën veriore (ZAMV), e cila do të jetë nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës dhe paralajmërohet se do të jetë e vendosur në Mëhallën e Boshnjakëve.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button