Lajme

Pozimi para pasqyrës i vajzave “VIP”

Joshëse, me një bukuri të veçantë dhe stil secila më ndryshe se tjetra. Kështu janë paraqitur çdoherë këngëtaret tona të estradës, të cilat, më shumë se vetë këngës i japin rëndësi dukjes.

E kaq shumë rëndësi ato u japin edhe fotove të bëra përball fotografëve të ndryshëm, të cilët për qejfin e tyre edhe ua ‘hijeshojnë’. Por, mania e fundit e këngëtareve tona është bërë edhe fotografimi i vetvetes përball pasqyrës me telefonat celular, foto këto të cilat janë shpeshtuar shumë veçanërisht gjatë vitit që lamë pas…

Po tu hyjmë profileve të tyre nëpër rrjetet e ndryshme sociale, nuk mund të gjesh njërën nga këngëtaret që nuk ka të paktën një foto duke pozuar përball vetës. Ndërsa shohin “bukuri të rrallë” në pasqyrën që kanë përball, ato pozojnë bukur, joshëse e shpeshherë mjaft provokative…

Nora, e para por jo e vetmja

Ajo që, ndoshta edhe ka nisur e para me këtë ‘mani’ është këngëtarja Nora Istrefi. Në faqen zyrtare të saj në facebook, të cilën e ka krijuar për fansat e saj, Nora ka aq shumë foto përball pasqyrës, ndërsa fotografon veten me telefon, sa të bënë të besosh që ajo njofton fansat për secilën dalje e për çdo veprim. Ajo po në këtë mënyrë pat sjell përpara publikut edhe ndryshimin e flokëve të saj, stil ky i cili u komentuan shumë, duke u vlerësuar edhe si një kopje e ‘tmerrshme’ të Rihannas.

Por, këngëtarja dëshmoi me disa foto të ndryshme, që ajo nuk kopjon, ndërsa stili i ri i flokëve mund të jetë një stil i ngjashëm që edhe mund të duket i tillë. Madje përmes një foto, përbri të cilës ajo ka shkruar “kush kë e kopjoi”, ka treguar se stili i flokëve që ajo ka sjell, nuk është stil vetëm i Rihanna-s, por edhe i shumë këngëtareve të estradës evropiane e botërore.

Dafina, dhe pozimi përgjatë udhëtimeve

Edhe Dafina Zeqiri ka nisë me të madhe ta praktikoj këtë ‘veti’ sa që duket se i është kthyer një shprehi të parezistueshme. Këngëtarja, veçanërisht qëndrimin e saj në Amerikë, vend këtë të cilin e vizitoi vitin që shkoi, e ka sjell përmes fotove me celular, ndërsa nuk ka hezituar të sjell momente të bukura pranë shoqërisë dhe miqve atje.

Madje kjo këngëtare shpesh ka prekur edhe pjesët e saj intime, ndërsa ka fotografuar vetën në çastet e tilla përball pasqyrës.

Tuna, me vetëfotografim edhe në momentet më intime…

E ajo që po provokon çdo ditë e më shumë, përmes fotove të ngjashme me dy koleget e saj, është këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu-Tuna. Ajo, nga momentet më të rëndomta e deri te ato më intime i ka sjell pa pikë problemi tek fansat e saj, përmes vetëfotografimit.

Madje shpesh edhe ka injoruar njerëz e ka gjykuar tmerrshëm edhe femrat shqiptare duke i etiketuar si ‘dreqne’. Këngëtarja në fjalë nuk e ka problem për komentet e bëra në kurriz të saj, ndërsa vazhdon pa pikë mëdyshje, të jetë në qendër të vëmendjes, përveç përmes klipeve, edhe përmes fotove të bëra vetes.

Leonora Jakupi, rrallë e përmall

Nuk është kursyer nga kjo ‘mani’ as këngëtarja Leonora Jakupi, duke sjell përball publikut momentet e rregullimit të flokëve tek frizerët që ajo viziton më shpesh. Fotot që këngëtarja i ka bërë vetes janë gjatë përgatitjeve për reklamën e saj për “Devolli Company’, reklamë kjo e cila rrëmbeu publikun gjatë vitit 2012.

Por, dorën në zemër, bukuroshja Jakupi nuk ka provokuar asnjëherë përmes fotove të bëra, pasi që siç duket ajo është e kënaqur gjithmonë me vetën dhe nuk ka nevojë për ekspozim shtesë.

Ronela Hajati dhe pozimi në secilin destinacion 

Por, kjo ‘mani’ duket se i ka prekur edhe këngëtaret nga Shqipëria. Ronela Hajati, është këngëtarja që shumë shpesh dëshiron që të pozoj përball pasqyrës. Në profilin e saj ‘facebook’ këngëtarja ka postuar foto të ndryshme, duke sjell pran fansave thuajse çdo moment të sajin.

Ajo, që nga momenti i rregullimit e deri tek destinacioni i qëndrimit në një pub, sjell foto përmes celularit. E pozimi para pasqyrës, mbetët i preferuari i saj.

Adelina Tahiri joshëse edhe përballë pasqyrës

Adelina Tahiri është një tjetër këngëtare e pasionuar ndaj bukurisë që e karakterizon. Madje për pamjen që ajo ka mund t’ia ketë lakmi shumëkush.

E fotot e postuara në facebook kanë bërë të kuptojmë që këngëtarja shkupjane di të josh mjaft shumë jo vetëm para aparateve fotografike të fotografëve më të njohur shqiptar, por edhe gjatë pozimit përballë pasqyrës, pozim këtë të cilin duket se e bënë mjaft shpesh.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close