Sport

Reali i kundërpërgjigjet Barcës

Real Madridi i është përgjigjur Barcelonës në mënyrën më të mirë me fitoren prej 5-1 ndaj ndaj Athletic Bilbaos.
Kjo ndeshje konfirmoi edhe njëherë formën e lartë të portugezit Cristiano Ronaldo, e cila vjen në momentet më të duhura për Real Madridin.
‘El Pipita’ Higuain zhbllokoi rezultatin (19’), kur shënoi për 1-0, para se Ronaldo në mënyrë mjeshtërore ta dyfishonte epërsinë. Ndeshjen e la të hapur sulmuesi i talentuar i Bilbaos, Fernando Llorente, i cili realizoi për 2-1 (40’).
Në pjesën e dytë u formalizua debakli i baskëve. Sergio Ramos nga pika e bardhë e zgjeroi epërsinë në 3-1. Sidoqoftë, fjalën e fundit në këtë takim e pati kush tjetër pos Cristiano Ronaldos, i cili realizoi edhe dy herë (një bombë – 62’ dhe një penallti – 90’) për hettrikun e tij të dytë këtë sezon, për rezultatin përfundimtar 5-1.
Ronaldo me hettrikun e tij në këtë takim iu kundërpërgjigj më së miri hettrikut të Lionel Messit, i cili tani ka 13 gola në pozitën e dytë të ranglistës së golashënuesve, një gol më pak se portugezi Ronaldo që ka 14.
Real Madridi në ‘el Classicon’ e 29 nëntorit do të hyjë si lider me 32 pikë, vetëm një më shumë se rivali i përbetuar Barcelona.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close