Shendetesi

Recetë e vjetër popullore: Shëroni këmbët e plasaritura brenda një nate

Këmbët e plasaritura shkaktojnë një bezdi të madhe, sidomos ditëve të verës kur na duhet ti ekspozojmë më tepër thembrat tona.

Ne ju tregojmë disa truke për ti eliminuar ato në mënyrë natyrale.

Kështu këmbët tuaja do të duken të bukura përsëri!

Hapi 1 – Trajtimi me ujë të ngrohtë

Përbërësit:

-ujë të vakët

-2 lugë sodë

-2 lugë kripë

Përgatitja:

Në një legen shtoni ujë të vakët.

Shtoni sodën dhe kripën.

Përziejeni mirë.

Fusni këmbët tuaja në ujë për 15 minuta.

Pas 15 minutash thani këmbët dhe fshijini butësisht me një peshqir për të hequr shtresën e lëkurës së vd.ek.ur.

Hapi 2 . Pastrimi

Përbërësit:

-2 lugë vaj

-1 lugë sheqer

Përgatitja:

Në një tas shtoni 2 lugë vaj dhe 1 lugë sheqer.

Pastrimi i këmbëve është gati

Fërkoni këmbët me butësi për 5 minuta

Lajini me ujë të pastër

Hapi 3. Hidratimi

Përbrësit:

-3 qirinj

-2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tas shtoni 2 lugë vaj dhe një copë të vogël të qiriut.

Vendoseni këtë në ujë të nxehtë që të shkrihet.

Lëreni të ftohet dhe kremi i këmbëve tuaj është gati.

Aplikojeni këtë krem mbi fundin e këmbëve tuaja, dhe më pas vishni çorape.

Në fund do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close