FutbollSport

Arsenali arrin marrëveshje me Gonzalo Higuain

Gonzalo HiguainSulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka arritur marrëveshje me Arsenalin, duke injoruar kështu ofertat e vazhdueshme të Juventusit për të.

Londinezët kanë arritur që të nënshkruajnë me sulmuesin argjentinas, i cili do të përfitojë 135 mijë funte në javë.

Tashmë Arsenali është duke zhvilluar negociatat edhe me Real Madridin për transferimin e Higuain, por klubet ende nuk kanë arritur akordin.

Arsenali kërkon ta kompletojë blerjen për 23 milionë euro, por Real Madridi nuk flet për shuma nën 30 milionë euro.

Higuain e kërkoi largimin e tij kohë më parë, me Juventusin dhe Arsenalin që u interesuan për të, por si duket klubi nga Emirates do t’ia shtojë radhëve të veta një prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close