Shoqeria e vajzave ne AlbaChat

ZaNa –Fr:  Sot me erdhen ne mendje  shume kujtimet dhe caste te bukura qe i kalova me juve  #vajza .Nje gje e di qe koha me juve nuk ishte  vetem nje humbje kohe, ishte dicka….  qe une dot ta mbaj ne mendje dhe shpirt gjithmone !!

Per mu personalisht nuk o me rendesi kush prej nga ishte Ks apo Mk, me rendsi eshte qe une kam kalu mire ne mesin e ksaj shoqerie qe i takova ktu ne #AlbaChat dhe keto kujtime t`bukura do mbesin gjithmon ne mendje dhe shpirtin tim. Nje shoqeri e mire zgjat sa nje jete , edhe kjo e jona dua te  zgjas po aq. Nuk kam fjale tju them se sa ju dua, dhe ju Faleminderoj per sjelljet e mira qe keni tregu per mu gjat ketyre viteve qe ishim se bashku… Ju dua: @Ina  @DeliZa  @kaktus  @Dea  @Cleopatra_

Dea#vajza   @DeliZa  @Ina  @ZaNa-Fr  @ Kaktus  @Cleopatra_ Kaltrina_USA… Thujn se gjerat me te bukura ne jete smun mi pa… As nuk ka fjal  mi pershkru… Por I ndjen!!

Behen kujtime te pa harruara! Ta dish qe ke ni vend ku mund te shkojsh e te prêt dikush si: Ks., Pr., Sk., Gv…..  “#vajzat vendi jon”,  keto dite ishin knaqesi e madhe per mu. Ju Faleminderoj per cdo moment qe pata mundesi ta kaloj me ju !! Qofshin te pa harruara   #Love 

KaLtRiNa_UsA:  Ishte dite e  diele isha e vetmuar ne dhomen time duke  menduar, ne at moment ne dhomen time hyri babi i cili me tha se do dalmi ne qytet un  nuk isha dakort jo thash un po rri shtepi, at moment e qela pc  dhe deshta ta ndegjoj nje konge te cilen shum e du nga Michael Jackson-My Heart Will Go On, por rasisht mu mu hap nje face e cila kur nuk e disha se ku jam dhe cfar bonin aty!!  Aty pash  nje befasi shum stres kisha aq u friksova se se disha si tja filloj!!  I pari person ishte njeriu me nick name DeviL  i cili shum me ka ndimuar ne at moment mu dok se  e kisha nje  te familjes, me sqaroi te gjitha po un isha  nje persone  qe gjysmen e gjuhes nuk e kuptoja,  isha nje vajz e lindur dhe e rritur ne  USA  pa as nje shoqe shqiptare, por ne ket chat   koh pas kohe kur hysha veq lexojsha me shenu shum kisha trem,, e disha vetin se do mbes dikund me fjal e me qeshin, por morra guxiimin dhe ja nisa le te del ku del kjo ishte mendja ime, me von e njoftova personen qe e dua shume me nick name INA .. Filluam me shenu  fjal pas fjale  ajo mu me pleqej shum ne bised,  dhe kur vike koha me ik un nga ketu me shku ne shkoll mendjen e kisha prap si do bohet neser a dot muj me  hy prap… Fola me babin i tregova se kom gjet nje vend ku flitet  albanian ai me qortoi tha jo  babi im kishte nje mendje  se do e braktisi mesimin  edhe me derjt e kishte 🙂   I premtova se nuk do mbes pas dhe fillova ne kete chat  pas nje kohe njftova edhe tjera vajza: @Zana @Sena @Deliza   @Dea @Malina  @Qokollada @Fjolla  @Cleopatra Etj…  Ishte nje knaqsi shum e madhe per mu sepse ne kete  vend msova shumee e shum fjal si dhe shume  gjuhen ton shqip e  cili babi gjith nje me thojke mos me harru kurr gjuhen shqipe.. Kete kenaqsi nuk do harroi kurr deri sa vdes kto ishin fjalt emia nga:    KALTRINA –USA

DeLiZa: Te shkruash per nje shoqeri qe se ke taku kurr, perveq se ne jeten vrituale, por qe ne jeten time me jan be pjes e pa ndame , fjalit qe i thurr ketu ne keto pak rreshta nuk e pershkrujn as gjysmen e dashuris qe e ndjej per ju..
Miqesia lidhe persona qe i kushtohen njeri-tjetrit prej shume kohesh, duke kaluar konflikte, gezime , veshtiresi , trishtime dhe shume ndryshme gjat kesaj kohe qe kalova ma ju..
Çdo fillim ka dhe nje mbarim…edhe neve do na vi nje fund qe do ti themi njera-tjetres “Lamtumire” por ne zemren time do te mebeteni si kujtimet dhe qastet me te mira qe i kam kalu..
Ishte koha me e mire qe e kam nda me ju, do me mungojn bisedat te dhoma e #vajzave qe e kam ba, shakat..po edhe zenkat qe nuk kan ndodhe shume sidoqoft ishin te mira..
Krejt rastesisht u bet rastesia me e mire e jetes time @Ina  @ZaNa-Fr  @Dea @kaktus  @CleOpAtRa_     @Kaltrina _USA
Me dashuri dhe mall DeLiZa

Ina: Eshte nje kenaqei te kem me ju nje miqesi, nje miqesi qe kurr nuk do vdes.  Shoqe gjen ne cdo cep te botes, po jo shoqe te vertet!! Isha e merzitur dhe ju ma dhat gezimin te njejten gje e bem njera per tjetren. Ajo qe me beri te shkruaj  eshte malli qe kam per secilen nga ju, ne keto moment ndjen  shum mall dhe respect, sot me erdhen ne mejde disa endrra dhe kujtime qe I kem varrosur secila te dhoma #vajzat, per castet qe kem kaluar bashk,  per gezimet, hidherimet te gjitha keto kan qen te mira. Edhe kur merzitemi arrim ta kuptojm njera tjetren… Nje gje e dua shum Tju takoj,  dua te jemi bashke gjithmone e kudo. Dua te jemi bashke ne ditelindjen e seciles. Dua te jemi bashke kur ti realizojme endrrat tona te perbashket, dua te jemi bashk ne gezime e hidherime. DeLiZa: ishte shoqja ime pare qe njoftova, pak mendje madhe dhe kryefort,por sot jena si dy motra Tmiren e T’keqen se bashku  e ndajm.. ZaNa-Fr:  si Zana kur hin ne chat bohet hallakama e buzeqeshur gjithmon me plot jete.. Dea: e sinqert dhe e embel .. Kaltrina _USA: vajz e re dhe pa sherr.. Kaktus: e urt dhe respektueshme… CleOpAtRa_:  vajz e qet ku asnjeher se tipron me biseda.. Keto fjal jan me plot dashuri dhe mirkuptim per ju @DeliZa  @ZaNa-Fr @Dea  @Kaktus  @Kaltrina_USA @CleOpAtRa_   Ju  kerkoj ndjes nese ju kam lenduar ndojehere  pa dashje. Miqesia jone dua te mbetet nga ato te veqanta dhe te rralla..

Me shume  dashuri dhe respect   #Ina

Kaktus: Me dha jeta njemije te mira dhe faleminderoj e Zotin per kete…
Nje nder to ishte edhe shoqeria ne #AlbaChat.. I njoha per nje kohe te shkurte dhe u bene pjes e jetes sime qe s’do I harroj sa nje jete..!! Ishe vend takimi yne aty ne #albachat tek dhoma #vajzat… Aty ku qeshem e qame, ku I ndam te mirat e te keqijat bashk..
Gjeja me e bukur eshte te kesh nje shoqeri e cila ka bukurin dhe sinqeritetin e saj.. Ishin aty ku I takajo shoqet e mia per cdo dite, aty ne at dhome…
Ina: qe na mblidhte si ( bijat kur shkojn n’tpam ) e dashur dhe e mire per te gjithe… Dea: nganjehere e heshtur por kur fliste I zinte fjala vend ne shpirt njeriut… ZaNa-Fr: Ishte legend e gjall e ndizte chatin, po ashtut edhe te #vajzat me temat qe vetem ajo din dhe e bente, por ajo ishtee dhe idoli im.. DeliZa: e urt por e buzeqeshur dhe e dashur gjithmone.. CleOpAtRa_: ishte gjeth e hareshme,,dhe asnjehere nuk u ngop me te ( gushme)… Kaltrina_USA: ishte si zemer e vogel e dashur per ne… Nje dite Jeta do na ndaj, por gjithmone do mbeteni pjes e jetes sime…Ju dua shume: @ZaNa-Fr @Ina @Dea @DeliZa @CleOpAtRa_ @Kaltrina_USA Faleminderit #AlbaChat qe na bashkove!!!
Me dashuri dhe sinqeritet #Kaktus

http://chat.zemra.org/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*