VIP

Shota Baraliu: Klipi i radhes, edhe me i “nxehte”

Videoklipi i fundit i këngës “Call the police” bëri shumë bujë, ndonëse këngëtarja Shota Baraliu ishte paraqitur në skena mjaftë të nxehta dhe provokuese. Mirëpo Shotës nuk i bëhet vonë për thashethemet që qarkullojnë në opinion për të.

Ajo tani planifikon të nisë punën edhe për një videoklip tjetër për të cilin thotë se do të jetë mjaftë i veçantë dhe joshës, duke mos munguar as skenat e nxehta siç jemi mësuar ta shohim Shotën. Kënga që pritet të lansohet me klip titullohet “Adonis” dhe sipas Shotës do të realizohet në Shqipëri në ndonjë vend të bukur. Për më shumë rreth punës dhe çdo gjë tjetër flet Shota.

Çfarë jeni duke bërë për momentin?

Për momentin ndodhem në shtëpi, duke shijuar ditën e nxehtë dhe duke dëgjuar muzikë. Pasditen preferoj ta kaloj në ndonjë vend të bukur bashkë me shoqërinë time. Ndërkaq kur kam angazhimet e mia muzikore, qëndroj me orë të tëra në studio duke u munduar të realizoj diçka të mirë.

Koncertet, mbrëmjet muzikore po të sjellin më shumë relaks apo përfitim të hollash?

(Qesh), edhe njëra por edhe tjetra. Relaksi nuk blihet me asgjë, dhe këtë mund të ma dhurojnë vetëm adhuruesit e mi të cilët më japin kurajë dhe më duartrokasin shumë gjatë mbrëmjeve që po kam tani në këtë sezon të nxehtë vere. Ndërkaq sa i përket përfitimeve materiale, jam e kënaqur sepse me ato shuma që fitoj po arrijë të realizoj këngë e klipe të reja, por natyrisht edhe të jetojë një jetë të mirë.

Klipi “Call the police” u përfol mjaftë shumë, sepse jeni parë me skena mjaftë provokuese, keni menduar të realizoni edhe ndonjë klip tjetër tani në këtë sezon?

Po, tani në këto ditë do të nisë realizimin e videoklipt më të ri, të këngës “Adonis”. Ju bëjë të ditur se edhe ky klip do të jetë mjaftë i veçantë dhe me skena interesante, mbase edhe të nxehta. Unë nuk merrem me thashethemet që qarkullojnë në opinion, për mua më e rëndësishme është ndërtimi i karrierës se sa çka thonë të tjerët. Thjeshtë dua të jem kjo që jam dhe realizoj çdo këngë dhe klip që e dëshiroj me apo pa skena të nxehta. E rëndësishme për mua është që projektet e mia të pëlqehen nga adhuruesit e mi të cilët i kam kudo që shkojë qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

I ka përfunduar Shota pushimet verore?

Të ju them të drejtën pushimet verore i kam pasur të kohëpaskohshme, nga tre deri në katër ditë. Angazhimet muzikore nëpër koncerte e mbrëmje muzikore nuk më kanë lejuar të bëjë një pushim të mirë me javë të tëra. Planifikoj që kah muaji shtator të bëjë një pushim jashtë vendit, por fillimit do ta vizitoj Vlorën e më pas do të shkoj në ndonjë vend të bukur jashtë Kosovës.

Keni ndonjë shoqërues në këto pushime?

Pushimet kam planifikuar ti kaloj së bashku me shoqërinë time, pa pasur ndonjë shok të ngushtë (qesh). Kam një shoqëri të përkryer dhe sa herë të jam me ta në pushim kënaqem në maksimum.

Cili është plani konkret që ke për të ardhmen?

Në të ardhmen planifikoj të nisë punën si moderatore në ndonjërin nga televizionet tona. Kam një ofertë, mirëpo tani për tani nuk mund të flas më shumë sepse ende nuk kam vendosur plotësisht. Por ajo që mund tua them është se do të filloj punën si moderatore dhe besoj se do të kem sukses edhe në këtë profesion.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close