Sport

Shqiptari, kampion bote në peshëngritje

Peshëngritja shqiptare korr një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi Daniel Godelli është shpallur kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë.

Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje dhe një medalje të artë në dygarësh.

140 kg e ngritura me sukses në provën e parë, i kanë mjaftuar peshëngritësit të vetëm shqiptar në këtë veprimtari botërore, për të marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.

Ndërkaq, një provë e vetme me 169 kg, i ka mjaftuar Godellit të marrë një tjetër medalje të argjendtë në stilin e shtytjes, ku peshëngritësit shqiptar përsëri i është mohuar medalja e artë përshkak të peshës trupore.

Megjithatë, 309 kg e marra në total i kanë dhënë Daniel Godellit medaljen e artë në dygarësh dhe titullin e kampionit të botës.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close