s Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit | www.Zemra.Org

Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit

Shpesh themi që meshkujt ‘për një moment bëhen budallenj’ kur e shohin një femër shumë të bukur.

Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.
Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Kur u është thënë meshkujve që janë duke i shikuar femrat përmes ekraneve, do të pasonin ndryshimet: meshkujt do ta kryenin detyrën më dobët.

Nga ana tjetër; kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, ka konkluduar në deklaratën për Daily Mail: “Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.”

Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t’u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.

Hulumtuesi i njëjtë që në vitin 2009 ka kryer hulumtimin i cili ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga ‘budallallëku’ i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt. Ekziston teoria e cila thotë kështu: derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten .në karakter, sharmë dhe inteligjencë – prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.