Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Si ndodhi vrasja e Mekës mbrëmë në Pirok të Tetovës

ljuboTrupi i pajetë i Muhamed A. (32) nga Tetova është gjetur nga patrulla policore mbrëmë rreth orës 21 e 40 minuta pranë automobilit “Golf 3? me targa të Tetovës në rrugën lokale drejt fshatit Pirok, informoi sot zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifovski.

Policët derisa kanë qenë në patrullë të rregullt e kanë vërejtur trupin e pajetë i tëri i mbuluar me gjak pranë automobilit “Golf 3?  që ka qenë në  lëvizje dhe i lënë në vend.

Trupi ka qenë në pozitë të shtrirë në shpinë dhe mbi pjesën e tij të epërme dhe në kokë ka pasur disa plagë hyrëse-dalëse. Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë, por mjekët vetëm kanë mundur ta konstatojnë vdekjen e personit. Trupi për të cilin më vonë është konfirmuar se është Muhamed A. sipas urdhërit të gjykatësit hetues, i cili së bashku me ekipin e SPB-së të Tetovës dhe prokurorit publik kanë kryer ekspertizë në vend, është dhënë për  autopsi ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dy gëzhoja të zbrazëta për pushkë automatike të kalibrit 7,62 milimetra të cilat janë marrë së bashku me gjurmët e gjakut dhe gjurmë tjera për analiza.

Punohet në zbuliimin e autorëve dhe ndriçimin e këtij rasti, tha Josifovski. Meka ka qenë i njohur për policinë si prishës i rendit publik dhe i akuzuar dhe dënuar për shumë vepra të rënda penale.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close