KosovaKronika e ZezeLajme

Vritet Xhevdet Kelmendi në mes të Pejës!

ekeDy persona janë vrarë në qytetin e Pejës sonte rreth orës 20 00. Ngjarja ka ndodhur në rrugën në drejtim te spitalit të qyteti, afër një qendre tregtare.

Lajmin për Kohavisionin e ka konfirmuar, Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës. Njëri nga viktimat me inicialet Xh. K., ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa K. K. është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi Ibraj ka thënë se njësitet përkatëse të Policisë dhe prokurori kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nis hetimet. Ibraj ka njoftuar po ashtu se policia ka gjetur një veturë të djegur te vendi i quajtur “Maja e Zezë”, në një zonë malore në periferi të Pejës, e cila dyshohet se personat e përfshirë në vrasje mund ta kenë përdorur.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close