LifeStyle

Si të zgjasë muaji i mjaltit sa më gjatë?

mjaltitShumica e çifteve bashkëshortore, momentet e tyre më të bukura dhe më romantike, i lidhin me muajin e mjaltit.

Por, kjo magji e dashurisë dhe vëmendjes mund të zgjasin edhe pasi që të përfundojë udhëtimi i parë i martesës. Ka nevojë vetëm të mundoheni më shumë, sepse çdo lidhje e kërkon këtë.

Shkoni shpesh në udhëtime!

Edhe pasi që të përfundojë muaji i mjaltit, disa udhëtime vazhdojnë. Fundi i një aventure le të jetë fillimi i një aventure të re. Mos u ndalni që ta përjetoni dashurinë tuaj, shënoni datat e rëndësishme të lidhjes suaj dhe rikujtoni momentet e rëndësishme të martesës suaj.

Mos i ndërpritni daljet!

Fillimi i martesës nuk duhet të jetë arsye që të ndërpritni lidhjet. Jeta e natës dhe shkuarja me partnerin në klube të natës nuk duhet të jetë e ndaluar për çiftet bashkëshortore. Përkundrazi, për ta, këto dalje mund të jenë më interesantet.

Befasojeni partnerin!

Rutinën në martesë mund ta ndërpritni me befasi të vogla, apo të mëdha. Për ta befasuar partnerin, nuk ju duhet ndonjë arsye e veçantë. Një ditë krejtësisht e rëndomtë mund të bëhet e veçantë dhe jo e rëndomtë.

Keni një hobi të rëndomtë!

Ju dhe partneri juaj keni një interesim të veçantë. Shndërrojeni këtë në hobi. Ky mund të jetë një kurs i kuzhinierisë, shkollë e fotografisë, apo mësimi i ndonjë gjuhe të huaj. Koha që do ta kaloni së bashku do të jetë shumë e dobishme për lidhjen tuaj.

Harroni të gjitha obligimet dhe “ikni” me partnerin!

Kur ta ndjeni nevojën që të pushoni nga obligimet e shumta, profesionale, apo familjare, thjesht i lini ato anash. Udhëtoni diku jashtë me partnerin dhe kënaquni larg nga përditshmëria.

Gjeni kohë për vetveten!

Në mënyrë që ta kaloni një kohë sa më kualitative bashkë me partnerin, duhet të gjeni kohë vetëm për ju të dy. Mos i shkëputni lidhjet as me prindërit dhe me të afërmit. Partneri nuk duhet dhe nuk ka nevojë që të jetë personi i vetëm në jetën tuaj.

Bisedoni, bisedoni!

Mungesa e komunikimit seriozisht mund ta rrezikojë lidhjen tuaj. Për këtë çka bisedoni vazhdimisht me partnerin tuaj, për të qenë në rrjedha të asaj që ndodh në jetën e tij/saj. E njëjta gjë vlen edhe për ju.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close