BotaLajme

Superhajduti nga Maqedonia ka vjedhur 138 vetura në Austri

Policia austriake ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i cili është i denjë për rekord negativ Ginesi – brenda dy viteve ai ka vjedhur 138 vetura në qytete të ndryshme të Austrisë.

Mediat në Vjenë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksion të suksesshëm policor, duke e përshkruar kriminelin nga Maqedonia si “peshk i madh”, transmeton edicioni elektronik i gazetës “Lajm”.

“Policia austriake, ka arkëtuar në konto, një peshk relativisht të madh: Autoritetet policore austriake, tanimë kanë arrestuar një hajdut  profesional makinash – një shetaas maqedonas i cili ka vjedhur 138 vetura. Sipas autoriteteve, ai ë shënjestër ka patur kryesisht markat gjermane të makinave”, shkruan një e përditshme vjeneze, duke informuar për rastin në fjalë.

Dyshohet se bëhet fjalë për anëtar të një bande ndërkombëtare. Përfaqësuesit e autoriteteve policore austriake ishin të kujdesshëm gjatë shpalosjes së hollësive rreth rastit në fjalë.

Vjedhjet e ‘superhajdutit’ dyshohet të jenë realizuar gjatë dy viteve të fundit.  “Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet duhet te jetë shumë i lartë “, ka thënë Roman  Hahslinger, zëdhënës i policisë austriake të Vjenës.

Sipas statistikave të autoriteteve policore, grupet e kriminale përbëhen kryesisht nga shtetas serbë, hungarezë, polakë, lituanezë dhe Çekë, ku përfundojnë makinat, e vjedhura.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close