KosovaKronika e ZezeLajme

Supremja vërteton dënimin për një rast të narkotikëve

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën Supreme i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat në rastin kundër Anton Sylës, Vilson Drenit, Driton Sylës dhe Antal Vargës, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për blerje të paautorizuar, posedim shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike të rrezikshme në bashkëkryerje dhe posedim të paautorizuar, kontroll, posedim dhe përdorim të armëve.

Trupi gjykues e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë me rikualifikimin e veprës penale.

“Pjesa e mbetur nga aktgjykimi i shkallës së parë, duke i përfshirë edhe dënimet ka mbetur e pandryshuar. Gjykata Supreme e ka vërtetuar masën e paraburgimit për katër të pandehurit me shpjegimin se vazhdojnë të ekzistojnë arsyet për mbajtjen e tyre në paraburgim”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.

Rasti kundër Anton Sylës, Vilson Drenit, Driton Sylës dhe Antal Vargës ka të bëjë me konfiskimin e rreth 89.5 kg marihuanë, në prill të vitit 2010 dhe të disa armëve të zjarrit dhe municionit të cilat janë mbajtur pa lejet e nevojshme.

Rasti është ndjekur nga një prokuror vendas i qarkut nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close