BotaLajmeMaqedoniaPolitika

Në protestat në Turqi u përzien shtetet e huaja

IvanovPresidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, mund të gjendet në qendër të kritikave të bashkësia ndërkombëtare, nëse verifikohet si e saktë deklarata e tij “se në protestat në Turqi kanë gisht shtetet e huaja”.

Deklarata është cituar nga Agjencia e Lajmeve “Anadolli”, e cila thirret në një bisedë që kanë zhvilluar në Shkup kreu i shtetit me drejtuesin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Sevdar Cam.

Sipas medias turke, Ivanov i ka shprehur shqetësimin kreut të TIKA-s, për protestat masive që bllokuan për dy javë rrugët e Stambollit.

“Z-ri Erdogan të mos mundohet, të mos i kundërshtojë. Të gjithë e kanë të qartë se në tilla ngjarje përzihen shtete të huaja, të cilat luajnë lojërat e tyre. Zemra e tij, është me zemrën tonë, zemra jonë është zemra e tij”, citon deklaratën e presidentit Ivanov, agjencia “Anadolli”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button