Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Korçë, grinden për pronën, daja plagos nipin

korceKonflikti për pronën ka shkaktuar sërish përplasje me armë zjarri. Ngjarja e radhës ka ndodhur në lagjen nr.6, të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Naim Frashëri”.

Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi pas një debati me djalin e motrës, e ka plagosur atë me armë gjahu.

I lënduari, Andrea Pojani 30 vjeç, është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar dajën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button