VIP

Cameron Diaz shpallet ylli i vitit

Cameron Diaz do të fitojë shpërblimin Ylli femër i vitit në ngjarjen CinemaCon në Ceasers Palace në Las Vegas.

Aktorja do të marrë këtë shpërblim më 30 mars dhe drejtuesi i CinemaCon, Mitch Neuhauser, ka thënë se ajo ka qenë një yll “i pakrahasueshëm” i ekranit.

“Që kur ka bërë debutimin e saj në ekranin e madh në “The Mask“, Cameron Diaz, ka vazhduar të joshë vëmendjen e audiencës anekënd botës me sharmin e saj të pashmangshëm, ritmin e lindur komik, dhe praninë e pakrahasueshme në ekran”.

“Që nga komedia “There`s Something About Mary“, deri te filmi aksion “Charlie`s Angels“, dhe te “Being John Malkovich“, Diaz ka dëshmuar para publikut se ajo mund të marrë çdo rol dhe ne jemi të kënaqur që do t`i japim kësaj aktoreje të mrekullueshme shpërblimin Ylli Femër i Vitit nga CinemaCon”, ka thënë Neuhauser.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button