VIP

Foto e Jackson në shtratin e vdekjes

Gjyqi për vdekjen e Michael Jackson nuk zhgënjeu: pati tension, fyerje ndaj mjekut të akuzuar dhe një foto të kufomës së këngëtarit në shtratin e vdekjes.

Mjeku Conrad Murray akuzohet për vrasje të paqëllimshme për atë që i ndodhi Michael Jackson në 25 qershor të vitit 2009.
“Veprimet e mjekut personal të Jackson, zotit Conrad Murray, vranë këngëtarin!” Kjo ishte akuza e parë dhe më e forta e bërë nga prokurori David Walgren, i cili foli edhe për neglizhencë dhe indiferencë nga ana e mjekut.
Murray rrezikon katër vite burg nëse shpallet fajtor.
“Murray nuk u shqetësua për shëndetin e Michael Jackson, por për 150 mijë dollarët që merrte çdo muaj. U soll si një i punësuar dhe jo si mjek profesionist. Jackson i besoi jetën këtij mjeku dhe ky besim i doli për keq”, shtoi prokurori.
Më pas, mbrojtja argumentoi se këngëtari i merrte medikamentet që i shkaktuan vdekjen sipas dëshirës: “Jackson nuk vdiq se merrte propofol për të fjetur, por sepse nuk po e pinte më këtë ilaç.”
“Michael Jackson donte të zgjidhte ilaçet që pinte dhe bëri diçka pa dijeninë e mjekut. Pikërisht kjo gjë i shkaktoi vdekjen”, tha Ed Chernoff, avokati mbrojtës i Conrad Murray.
“Kur Murray u largua nga shtëpia, Jackson piu Lorazapem dhe Propofol. Kjo përzierje ishte perfekte për t’i shkatërruar organizmin dhe asnjë mjek nuk mund ta shpëtonte më”, shtoi Chernoff.
Mbreti i pop-it, Michael Jackson, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare dhe shkaku ishte një dozë e lartë e propofolit dhe qetësuesve të tjerë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button