VIP

Çiljeta Xhilaga do të lindë në shkurt të 2013

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u bërë nënë. Kudo që shkon e shfaq hapur këtë ëndërr të sajën dhe çdo fillim viti kur e pyesin çfarë pret, ajo thotë dua fëmijë. E ka shprehur këtë dëshirë edhe gjatë javës së shkuar në “Flares” ku ishte e ftuar për të kënduar, e ku veç urimit për veten, ka uruar kështu të gjitha femrat e pranishme në karaoke. Aq shumë e dëshiron Çiljeta një fëmijë sa së fundmi ka rënë pre e fallxhoreve.

Sipas të gjitha parashikimeve, Xhilaga do të bëhet shumë shpejt nënë. Ajo do të lindë në shkurt të vitit të ardhshëm. Si ia bëjmë të parashikojmë këtë gjë? Në fakt, parashikimet siç ju treguam ia ka bërë një fallxhore, e cila e ka siguruar këngëtaren që do të lindë në muajin shkurt.

Lajmi e ka entuziazmuar kaq shumë Xhilagën, sa nuk ka lënë vend pa e treguar sekretin. Këngëtarja njihet si supersticioze, por nga ana tjetër edhe besimtare e flaktë e besimit mysliman. Çiljeta i ndjek pothuajse të gjitha ritet fetare të këtij besimi dhe në ditë festash, besimtare të tjera të cilat falen në xhami kanë pasur rastin ta shohin këngëtaren të mbuluar si myslimane.

Ndaj është e çuditshme sesi Çiljeta krahas besimit në “Allah” dhe “Kuran” shkon dhe sheh fatin edhe te fallxhoret, një gjë e ndaluar sipas fesë myslimane. Mesa duket dëshira për t’u bërë nënë ka qenë kaq e madhe sa këngëtarja e ka bërë edhe këtë “gjynah” të vogël duke shkuar për të zbuluar të ardhmen te fallxhoret.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button