FutbollSport

Tifozët e Realit do ta duan Modricin

Trajneri i Kroacisë, Igor Stimac, është i bindur se tifozët e Real Madridit do ta duan transferin e ri, Luka Modric.

Mesfushori kroat kaloi te Los Blancos për 41.5 milionë euro nga Tottenhami dhe pritet që të bëhet lojtar i rëndësishëm në Santiago Bernabeu.

“Ai është një lojtar që mendon shumë shpejtë. Luka përcjell krejt çfarë po ndodh në fushë, ashtu që mund të luajë kudo. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer në Spanjë. Tifozët e Madridit do ta duan”.

“Luka mund të bëjë gjithçka me topin. Ai nuk është në formën më të mirë, por këtë e tregon vetëm kur i kombinon lëvizjet, sepse nuk e ka fuqinë e tij të zakonshme dhe saktësinë”, ka thënë Stimac për AS.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close