KosovaKronika e ZezeLajme

Tmerr në Pejë, e presin 40 vjeçarin me motor-sharrë

pejeNjë ngjarje tmerrshme ka ndodhur në fshatin Dushkajë të komunës së Pejës.

Elvan B. Dhe B.B, të cilët ishin duke prerë dru mal, në afërsi të shtëpisë Jakup L, e kanë sulmuar këtë të fundit me një motor sharrë të druve, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e stomakut.

Jakup L .(1973), raportohet se nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të marr, dhe në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë.

Sipas raportit policorë, viktima shqiptar, kishte shkuar për tu takuar me të dyshuarit Elvan B.(1975) dhe B.B.(1997), gjersa këta të fundit ishin duke prerë dru në afërsi të shtëpisë së viktimës, dhe pas një fjalosje verbale, të dyshuarit e sulmojnë viktimën me motor sharrë.

Njësitet përkatëse policore kanë arrestuar dy të dyshuarit e cekur më lartë dhe me vendim të Prokurorit të shtetit mbahen në lokalet e mbajtjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është tërhequr nga njësiti përkatës i Mjekësisë Ligjore për ta dërguar për obduksion në Prishtinë. Rasti do të procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Close