BasketbollSport

Mbetet jashtë fazës ‘play off’ për herë të parë pas 14 viteve, ky është reagimi i LeBron James

LeBron James edhe matematikisht ka humbur shpresat për pjesëmarrjen në fazën ‘play off’.

Skuadra e Los Angeles Lakers është mposhtur mbrëmë në përballjen me Brooklyn Nets, humbje kjo që ka shuar mundësitë për një kualifikim në ‘play off’.

Si pasojë e kësaj, LeBron James nuk do të jetë pjesë e post-sezonit për herë të parë në 14 vitet e fundit.

E për këtë situatë, ‘mbreti’ ka reaguar pas ndeshjes, ku ka përmendur shumë gjëra si lëndimet dhe gjëra të tjera që kanë përcjellë këtë sezon.

“Nuk është kjo ajo për çfarë kemi nënshkruar. Gjatë viteve ndodhin gjëra. Suspendime, lëndime, gjëra të kësaj natyre. Do të tentojmë të jemi më të mirë dhe të vazhdojmë përpara” ka thënë James për reporterët.

Ai gjithashtu ka shtuar se ‘play off nuk është i garantuar’ dhe se ‘do të vazhdoj të punoj fortë’.

Synimi i Los Angeles Lakers pas këtij sezoni të dështuar është që të afrojnë në skuadër edhe ndonjë emër të madh si Anthony Davis, Kawwhi Leonard apo Klay Thompson.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button