Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Vlorë, sekuestrohet një ton kanabis

Policia e qytetit të Vlorës ka sekuestruar një sasi rekord lënde narkotike të tipit kanabis sativa, që ishte fshehur në Karaburun.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga është gjetur tre kilometra larg vendit të quajtur Gjiri i Shën Vasilit.

Sipas burimeve, lënda narkotike ishte bërë gati për t’u trafikuar në Itali dhe operacioni për bllokimin e saj u krye pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se në operacionin në fjalë u angazhuan agjentët e seksionit të anti-drogës si dhe operativë të reparteve speciale, raporton Top Channel.

Muajin e kaluar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësambasadori italian, Giuseppe Berlendi inspektuan monitorimet e territorit nga ajri për identifikimin e zonave të kultivimit të kanabisit.

Operacioni i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane ka nisur në 4 korrik dhe si pjesë e marreveshjes, Guardia di Finanza ka vënë në dispozicion dy avionë të specializuar për fotografimin dhe identifikimin e bimëve narkotike.

Pas kostantimit të bimëve të kanabisit, operacioni ka vijuar me ndërhyrje nga toka për asgjesimin e bimëve të lokalizuara.

“Ne vijojmë operacionin në bashkëpunim me policinë italiane për të monitoruar tërësisht territorin shqiptar në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa. Janë dy avionë të teknologjisë së fundit që me anë të rrezeve dhe ngjyrës fiksojnë çdo bimë kanabis sativa”, tha Burgaj.

Ky lloj monitorimi vë para përgjegjësisë kryepleqtë apo punonjësit e policisë që nuk raportojnë për bimët narkotike që mbillen në zonat e tyre, në një kohë që ‘thembra e Akilit’ mbetet gjithmonë Komuna e Lazaratit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button